Lajme

Misioni amerikan në OKB shkruan për takimin e Ambasadorit Wood me Osmanin: Diskutuan edhe për dialogun

Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 23 October 2024

Misioni i SHBA’së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shkruar për takimin që zhvilloi dje Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me Ambasadorin Robert Wood.

Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ambasadori Wood u nderua të priste Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – e cila ishte në Nju Jork për të mbrojtur çështjet e grave, paqes dhe sigurisë…Ambasadori Wood shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e palëkundur të Kosovës për Ukrainën”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera