Miroslav Lajcak e merr detyrën emisarit special të BE’së në dialogun Kosovë – Serbi?
Autori: Gazeta inFokus 17:35 | 21 February 2020
Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajcak, është emëruar sot Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë për Gazetën Express e ka konfirmuar burime brenda Brukselit.
Për një zhvillim të tillë sot Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, ka njoftuar edhe Kosovën dhe Serbinë.
Herët në mëngjes Borell ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic, të cilit ia ka treguar emrin e emisarit të BE’së për dialogun Prishtinë-Beograd. Përveç Vuçiqit, Borell ka telefonuar edhe presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët i ka njoftuar për një emërim të tillë.
“Përfaqësuesi i Lartë nënvizoi se ky emërim pasqyron rëndësinë që BE-ja dhe ai personalisht i kushtojnë stabilizimit të rajonit dhe përparimit në rrugën drejt BE-së. Josep Borrell kujtoi se ai mbetet personalisht i angazhuar dhe i përkushtuar fuqimisht për të mbështetur perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe për të luajtur rolin e tij si lehtësues i dialogut Beograd-Prishtinë’, thuhet në një komunikatë nga zyra e Borellit.
Se është kontaktuar nga BE’ja dhe se i është ofertuar posti i Përfaqësuesit Special të BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, e kishte pranuar ditë më parë edhe vetë Lajçak, duke thënë se me shumë gjasë do të mbetet në Ballkan në rolin e tij prej diplomati. E Borell të hënën kur priti liderët e Ballkanit tha se emërimi i emisarit special zyrtarisht do të ndodhë në muajin mars pasi të përgatitet gjithçka rreth mandatit të tij.
Ndërkohë emrin e Lajcakut si emisar special për dialogun nuk e parapëlqejnë njohësit e rrethanave në Ballkanin Perëndimor. Dy ekspertët gjerman, Toby Vogel dhe Bodo Weber, thonë se Lajçak është një diplomat i dështuar dhe se BE gabon në rast se e emëron.
Ndërkohë amerikani, Daniel Serwer, thotë se Lajcak nuk shihet që mund t’i ndihmojë dialogut duke kujtuar premtimin e pa mbajtur se Sllovakia do ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Të tjera
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...
-
Blinken: Rusia pa ndihmën e Kinës nuk do arrinte të vazhdonte pushtimin e saj në Ukrainë
Rusia do të kishte vështirësi për të vazhduar pushtimin e saj në Ukrainë pa n...
-
Rama takon Jasharin, diskutojnë për shtatoren e Adem Jasharit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Bekim Jas...
-
Osmani për donacionin në QKUK: Rikthim i dinjitetit për pacientët
Klinika e Mjekësisë Bërthamore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ësh...
-
Regjistrimi i popullësisë: Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet
Komuniteti boshnjak në Kosovë shfaq drojën se numri i tij mund të zvogëlohet,...
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...