Sport

Mirlind Daku flet para ndeshjes kundër Azerbajxhanit

Autori: Gazeta inFokus 20:17 | 21 March 2018

Kombëtarja U21 ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Azerbajxhanit, që zhvillohet nesër në orën 19:00 në Stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë, shkruan infokusi.

Ndonëse stërvitja e fundit ishte paraparë të mbahej në stadiumin ku do të luhet ndeshja, reshjet e borës ndikuan që kjo stërvitje të zhvendoset në fushën me bari sintetik “Top Football” në Mazgit, me qëllim të ruajtjes së fushës për ndeshjen e nesërme.

Para kësaj sfide futbollisti i Llapit Mirlind Daku është shprehur optimist.

-Advertisement-

“Për dallim nga ndeshja e parë tani do të jetë më e lehtë për ne, ngase e njohim kundërshtarin dhe e dimë me kënd kemi të bëjmë. Në ndeshjen e fundit kundër tyre kemi pasur paraqitje shumë të mirë dhe kemi krijuar shumë raste, por tash pres që rastet që do t’i krijojmë edhe do t’i finalizojmë me gol. Moti sot na ka pamundësuar që të zhvillojmë në tërësi stërvitjen ashtu si] e kishin planifikuar trajnerët, por mendoj se jemi plotësisht të gatshëm dhe do t’ia arrijmë synimit për t’i fituar tri pikë të reja në këto kualifikime”, është shprehur Daku. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera