Rozë

Miriam Cani mesazh emocionues për Albanin

Autori: Gazeta inFokus 15:05 | 05 March 2018

Alban Skënderaj është këngëtari më i dashur për publikun shqiptar, dhe një gjë e tillë është vërtetuar gjatë kësaj fundjave ku këngëtari mbajti koncert në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë koncertit Albani ka performuar këngët e tij, të cilat janë kthyer në hite, duke marrë duartrokitje nga fansat e tij, të cilët janë emocionuar së tepërmi.

Por performanca e tij ka emocionuar edhe njëriun e tij të zemrës, Miriamin, e cila i ka dedikuar një status në rrjetin social Instagram.

-Advertisement-

Miriam ka publikuar një pjesë nga koncerti i bashkëshortit krah së cilës shkruan:

“Të them që jam krenare për ty ështe pak.
Të them që të dua shumë është akoma dhe më pak.
Si çdo herë, edhe kësaj rradhe ti vendose një standart te ri në muzikë.
Muzika dhe shpirti yt meritojnë botën dhe besoj fort që Zoti do ndriçojë cdo hap të rrugës tënde.
Ti je pasuri shpirtërore e çdokujt që të ka në jetë.
Mua do me kesh gjithmonë pranë si energji e pashtershme deri në frymëmarrjen e fundit”.

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, janë një nga çiftet më të dashura për publikun shqiptar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera