Mirëpritet rezoluta e PE-së, konsiderohet si ndryshim pozitiv ndaj Kosovës por kërkohen edhe veprime konkrete
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/07/parlamenti-evropian-miratoi-msa-n-euml-me-kosov-euml-n_hd-780x439-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
17:55 | 06 July 2022
Miratimi i rezolutës nga Parlamenti Evropian, ku theksohet se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfundojë me njohje reciproke po mirëpritet në Kosovë.
Njohës të integrimit evropian, por edhe deputetë të partive opozitare e vlerësojnë si pozitive miratimin e rezolutës, por kërkojnë edhe veprime konkrete, sidomos në liberalizimin e vizave për Kosovën.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, thotës se për herë të parë në formë të shkruar nga një institucion i BE-së, po kërkohet që njohja reciproke të jetë kyçe për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi.
“Më në fund një dokument zyrtar i Bashkimit Evropian, këtë rast i Parlamentit Evropian, njëri nga institucionet më kredibile të BE-së ka kërkuar që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me njohjen reciproke. Pra për herë të parë thuhet në një dokument zyrtar, e dyta, po ashtu ka kërkuar që sa më shpejt të ndodh liberalizimi i vizave. Mos të harrojmë se Parlamenti Evropian është njëri nga institucionet që e njeh pavarësinë e Kosovës dhe vazhdimisht bën thirrje për pesë vendet e BE-së që se kanë njohur Kosovën, ta bëjnë sa më shpejt që është e mundur”, thotë ai.
Ndërkohë, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, thotë se kërkesa e Parlamentit Evropian për njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e mirëseardhur.
Por, konfrom miratimit të kësaj rezolute, deputetja opozitare, shton se duhen veprime konkrete nga BE-ja.
“Natyrisht se është i mirëpritur sepse rikonfirmohet nevoja e Kosovës që të ketë liberalizim të vizave, po ashtu flet për vullnetin e Parlamentit Evropian që ky proces tashmë të marrë një epilog. Ju e dini se ka disa vite që Kosova është në pritje të një vendimi për lëvizjen e lirë, prandaj unë mirëpres këtë rikonfirmim të Parlamentit Evropian sa i përket procesit të liberalizimit. Po ashtu edhe çështjen e marrëveshjes finale (me Serbinë) me njohje të ndërsjellët. Por, pres që konform këtij votimi ne të kemi edhe konkretizim të qëndrimit sa i përket lëvizjes së lirë”, thekson Deliu-Kodra.
Arifi miratimin e rezolutës e konsideron edhe si ndryshim pozitiv të qasjes së BE-së ndaj Kosovës.
“Kjo na jep një përgjigje se momentumi politik apo narracioni i tregimit të Kosovës në BE po ndryshon në formën pozitive. Po kërkohet që dialogu të përfundojë, por me njohje reciproke. Kjo po dëshmon se brenda BE-së, vendet në BE kanë filluar të vetëdijesohen për këtë problem”, shton ai.
Parlamenti Evropian sot miratoi raportet për Kosovën dhe Serbinë, mes tjerash aty theksohet edhe perspektiva e tyre evropiane.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-oksigjenni.png)
Të tjera
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...
-
ASK për 2023: Kosova me mbi 6 milionë vizitorë
Mbi 6 milionë është numri i vizitorëve për vitin 2023 në Kosovë sipas Agjenci...
-
50 vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pa viza
Kosova dhe Izraeli nënshkruan më 18 qershor një marrëveshje për heqjen recipr...