Lajme

Mirena publikon vlerësimin e publicistit që ka jetuar në Slloveni për Martin Berishajn

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 30 January 2023

Analisti politik, Ilir Mirena, ka shkruar rreth përpjekjeve të pushteti për ta mbrojtur nga skandali ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.

Mirena në llogarinë e tij në rrjetin social, Facebook ka shkruar se pushteti po dëshiron ta paraqes se aferat e Berishajt ka ardhur si një komplot nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se i beson vlerësimit të një publicistit që jeton në Slloveni për Martin Berishaj.

-Advertisement-

Shkrimi i Mirenës:

Ka nje perpjekje qe aferat e sekserit Martin Berishaj me i paraqite si nje komplot qe paska ardhur nga Vucici dhe keshtu me provu me e rehabilitu Martin Berishajn.

E me milionat qe i ka nxjerr ne emer te biznesit çka ka ba, pse nuk i ka deklaru kompanite ne Anti Korrupsion, pse nuk i ka shly obligimet tatimore, pse ka genjyer nen betim para Komisionit Parlamentar, etj. etj. – çfare do te bahet?

Dhe ne fund, çka nese kete favor Berishajt, duke e paraqitur si te sulmuar nga Vucici, po ia bon vet Serbia?

Une vazhdoje t’i besoje publicistit Sali Karabashi – si nje person qe e njeh per dekada dhe i cili po ashtu ka jetuar ne Slloveni – ne vleresimin e tij per Berishajn:

“Ambasadorin e tashëm, [Martin Berishaj], për tri dekada më së shumti ke mund me e pa me trafikantë e hajna shqiptarë e serbë në Lubjanë e në Slloveni…Nuk është çudi se si ky karrierën e tij po e mbyll si një mashtrues e mafioz përmasash mbirajonale.” shkruante para ca kohesh Kabashi per Martin Berishajn….

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera