Lajme

“Mirëmëngjes nga Republika Popullore”, Deliu për deklaratën e Gërvallës: Zot fali, nuk e dinë çka bëjnë

Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 09 July 2023

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka ironizuar me deklaratën e ministres së jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë “Mirëmëngjes nga Republika Popullore, o tigra”.

Deliu më tej ka shkruar “Zot fali, se nuk e dinë çka bëjnë”.

-Advertisement-

Në Forumin e Dubrovnikut nga Kosova dje mori pjesë kryediplomatja Donika Gërvalla.

Ajo mori pjesë në një panel të drejtuar nga Sekretari i Shtetit të Kroacisë, Zdenko Luçiq.

Gërvalla në forumin ku po merr pjesë edhe emisari evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka hedhur kritika drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se ky union nuk mund të garantojë paqe dhe siguri në Evropë.

Gërvalla tha se BE-ja është një ‘Paper Tiger’ në aspektin e sigurisë.

“Jemi rreshtuar për rreth 90 për qind me Perëndimin kur bëhet fjalë për Ukrainën. Të tjerët që i kemi përreth po e ndihmojnë Rusinë në agresionin e saj për pothuajse dy vjet tashmë pa sanksione nga Bashkimi Evropian. Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian unioni që mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në union dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një ‘Paper Tiger’ në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme. Paqësimi i BE-së me Rusinë ka bërë që Putini të përshkallëzojë”, ka thënë ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera