Sport

Mirel Josa: Ende ka kohë, kampionati është i gjatë

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 03 March 2018

Prishtina mposhti Trepçën ’89 me rezultat 2:0 me golat e Mankendës dhe Bozhovic, në takimin e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë.

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, e vlerësoi fitoren e arritur sot ndaj kampionit aktual ku tha se skuadra e tij e administroi mjaft mirë lojën.

“Fitorja e sotme direkte ndaj 89shit nuk do të thotë se ka mbaruar çdo gjë. Trepça ’89 është një kundërshtar i fortë dhe i organizuar. E vlerësoj shumë këtë fitore, pas mbetjes me 10 lojtarë në fushë të 89shit ishim mjaft të kujdesshëm nga gjuajtjet standarte. Kjo nuk ishte një fitore e lehtë siç mund të ju duket juve. Unë jam i kënaqur me administrimin e lojës, me golin e dytë si dhe me mënyrën si insistuam. Çdo e mirë ka edhe të këqiat e veta prandaj ne nuk duhet të vetëkënaqemi, kampionati është i gjatë dhe ne duhet të vazhdojmë. Sa i përket Trepçës ’89, humbja e sotme nuk do të thotë se janë dorëzuar.” tha trajneri i kryeqytetasve, Mirel Josa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera