Miratohet Udhëzimi Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve

Autori: Gazeta inFokus
17:22 | 27 January 2023
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Liburn Aliu, njoftoi të premten se është miratuar Udhëzimi Administrativ për Kontrollimin Teknik të Automjeteve, shkruan Gazeta Infokus.
Ai përmes një postimi në “Facebook”, bëri të ditur se përmes këtij Udhëzimi janë përcaktuar kushtet që duhet të plotësohen nga subjektet për kryerjen e kontrollimit teknik të automjeteve dhe procedurave tjera në përgjithësi.
“Gjatë kontrollimit teknik të automjetit do të bëhet monitorimi me video kamerë nga Ministria apo subjekti i autorizuar, me ç’rast do të sigurohen pamje nga fillimi i procedurës deri në përfundim të kontrollimit teknik të automjeteve, me qëllim të monitorimit të rezultateve të matjeve të automjeteve me linjë teknologjike”, ka shkruar Aliu.
Tutje, ministri tha se do të përdoren pajisje për matjen e gazrave serrë dhe matjen e komponentëve të paqëndrueshme organike në automjete, në mënyrë që të reduktohet emitimi i dioksidit të karbonit dhe ndotjes së ajrit duke kontribuar kështu në mbrojtje të shëndetit publik dhe përmbushjes së objektivave klimatike.
“Viti 2023 do të shënojë një kthese të rëndësishme e të dobishme për digjitalizimin e shërbimeve elektronike për infrastrukturë”, përfundoi ai./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
“Shtatë kandidatë të Listës GUXO që nesër mund të krijojnë grup të ri parlamentar”
Gazetari Flamur Gajtani ka komentuar përbërjen e emrave të kandidatëve për de...
-
Ish-kryetari i Supremes: Gjykata mund ta gjobisë Kurtin ose ta dërgojë me forcë në prokurori
Ftesave për të dëshmuar në rastin e rezervave shtetërore nuk iu përgjigj. ...
-
Dalin rezultate të reja të kandidatëve të PDK’së, Bedri Hamza ka siguruar mbi 141 mijë vota – lista
Përditësimi i fundit i numërimit të votave të Partisë Demokratike të Kosovës ...
-
SBAShK-u e ka gati kontratën për qeverinë e re
Ministrin e ri në tavolinë do e pres një kërkesë e vjetër. Sapo të merret ...
-
Osmani pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë edhe nga Shqipëria, Zvicra, Çekia dhe Kuvajti
Presidentja Vjosa Osmani ka pranuar një mori urimesh nga liderë të shumtë të ...
-
Ministra e shefa të grupeve parlamentare, 39 deputetët të legjislaturës së fundit mbetën jashtë Kuvendit
39 deputetë të legjislaturës së kaluar nuk kanë arritur të sigurojnë votat e ...
-
Gjilanasit i vidhet identiteti në tentimin për të fituar 20 mijë euro nga “kartelat e bardha
Një person misterioz, i cili prezantohet si A. Siarina, por në të njëjtën koh...
-
Veliaj shkruan përsëri nga burgu, ka një kërkesë për qytetarët
Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qyt...
-
Rrahmani: Gjuha e Kurtit, tendencë ta përjashtojë opozitën nga mundësia për koalicion
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ë...
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...