Lajme

Miratohet shqyrtimi i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor

Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 05 December 2024

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor është miratuar në Kuvendin e Kosovës me 61 vota për, asnjë kundër dhe një votë abstenuese.

E ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia këtë Projektligj e quajti si më të rëndësishmin dhe më thelbësorin në shëndetësi.

“Ky Projektligj është hapi themelor drejt krijimit të sigurimeve shëndetësore në vendin tonë. Ky proces tanimë është i pakthyeshëm, dhe si të tillë jemi duke e nisur edhe sot në këtë mbledhje. Me këtë nismë themelohet fondi i sigurimit të detyrueshëm shëndetësorë i Kosovës”, tha Vitia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera