Lajme

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 23 May 2024

Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të  Kombeve të Bashkuara (OKB).

Në këtë votim morën pjesë 193 shtete prej tyre, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan, gjatë votimit vendet nuk patën të drejtën e vetos.

Me këtë rezolutë 11 korriku do të caktohet si si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

-Advertisement-

Më 11 korrik të vitit 1995, policia serbe dhe ushtria serbe kishte kryer njërën prej masakrave më të mëdha, ku vranë rreth 8,000 burra dhe djem myslimanë boshnjakë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera