Lajme

Miratohet planin për shkatërrimin e ndërtesave të periudhës sovjetike

Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 14 June 2017

Duma shtetërore ruse e ka miratur projektligjin kontravers për shkatërrimin e mijëra ndërtesave të periudhës sovjektike në Moskë.

Ligjëvënësit e Dhomës së Ulët të parlamentit, e kanë miratur projektligjin derisa policia ka arrestuar shumë qytetarë që po protestonin jashtë objektit të Dumës.

Shefi i partisë opozitare Yabloko, Sergei Mitrokhin, ka qenë në mesin e të arrestuarve në serinë e fundit të protestave që janë mbajtur kundër këtij plani.

-Advertisement-

Pavarësisht kundërshtimit të shumë banorevë të Moskës që theksojnë se po cenon të drejtat pronësore dhe liritë individuale, projektligji pritet të kalojë edhe në Dhomën e Lartë të parlamentit dhe të nënshkruhet nga presidenti Vladimir Putin.

Projekligji propozon që 4,500 ndërtesat e ndërtuara në periudhën e viteve 1950-1960 nga lideri sovjektik Nikita Khrushchev, të shkatërrohen dhe të zëvendësohen me ndërtime të larta.

Autoritetet në Moskë kanë deklaruar se objektet janë të shkatërruara dhe të vjetruara, por shumë banorë dhe aktivistë i shohin planet si një justifikim, pasi sipas tyre ndërtimi i lartë do të bëhet për arsye të përfitimit. Ndërkohë këta aktivistë kanë përmendur edhe zvogëlimin e dukshëm të hapësirave të gjelbëruara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera