Miratohet në parim koeficienti 105 euro, sonte leximi i dytë
Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 09 February 2023
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim ndryshimet në Ligjin për ndarjet buxhetore, përkatësisht koeficientin në vlerë prej 105 eurosh për pagat në sektorin publik.
Miratimi në parim i këtij koeficienti u bë me 63 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim.
Ndërsa, me propozim të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, për mocion procedural për shmangie nga afatet e Rregullores për shqyrtimin e projektligjit në lexim të dytë, kuvendi vendosi që ky projektligj të shqyrtohet në lexim të dytë sonte prej orës 20:00, raporton KP.
Deputeti Armend Muja, ka lexuar propozimin e LVV-së, për mbajtjen e seancës sonte prej orës 20:00.
“Pas miratimit në lexim të parë, amendamentet në Projektligjin për ndryshimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2023 mund t’i adresohen komisionit funksional deri në orën 19:00 të datës 09.02.2023. Komisionet parlamentare deri në orën 19:30 të kësaj date duhet ta shqyrtojnë Projektligjin dhe raportet me rekomandime dhe ia paraqesin Komisionit funksional. Shqyrtimi i dytë i këtij projektligji të bëhet në seancë të re plenare të datës 09.02.2023 duke filluar nga ora 20:00”, tha Muja.
Debati në Kuvend gjatë ditës për koeficientin u përcoll me kritika të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.
Të tjera
-
Gërvalla në Kanada me gratë ministre të punëve të jashtme: Duke hapur ura të reja bashkëpunimi
Ministra e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se po hap rrugë të...
-
Vuçiq: Në OKB do të kërkojë zgjidhjen e problemit të Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar se në Asamblenë e Për...
-
Kurti pa aktivitete nga e premtja, s’dihet a është kthyer nga Brukseli, ndërsa po përgatitet të shkojë në SHBA e Poloni pas një jave
Kryeministri Albin Kurti të enjten ka njoftuar se ka udhëtuar për në Bruksel ...
-
OKB-ja miraton paktin për “një të ardhme më të ndritur” për njerëzimin
Kombet e Bashkuara miratuan më 22 shtator një “Pakt për të Ardhmen” që synon ...
-
Policia jep detaje për shkatërrimin e laboratorit që kultivonte drogë në Prishtinë
Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik po vazhdon ...
-
Ish-zëdhënësi i NATO-s: Masat e BE-së ndaj Kosovës mund të hiqen këtë vjeshtë
Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka komentuar situa...
-
Përurohet Shtëpia-Shtab e UÇK-së në Halabak të Podujevës
Është përuruar Shtëpia-Shtab e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Halabak të P...
-
“Jeta e tyre ishte lavd për dashurinë”, Kurti kujton Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin
Kryeministri Albin Kurti ka përkujtuar heronjtë Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin në...
-
Tërmet në Bosnje e Hercegovinë
Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 4.5 shkallë të Rihterit ka goditur sot B...
-
Haxhiu: Fehmia, Xheva e Fatimja, do të mbeten përherë shembull i përjetshëm i luftës sonë çlirimtare
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kujtuar në 26-vjetorin e rënies, h...
-
Moti për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë javës së ard...
-
Thuhet se bjeshkët e këtij fshati për 3 javë i shëruan sëmundjen e astmës vajzës nga diaspora
Fshati Nerodime e Ulët, që ndodhet në komunën e Ferizajit, është një zonë me ...