Lajme

Miratohet marrëveshja për Sigurime Sociale me Zvicrën

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 18 October 2018

Me 86 vota pro dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar marrëveshjen për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës.

Me këtë marrëveshje, qytetarëve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Konfederatën Zvicerane, do të ju mundësohet, që pas arritjes së moshës të pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.

Kurse, personat të cilët banojnë në Zvicër dhe plotësojnë kushtet për përfitimit të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta eksportoj pagesën e pensionit nga Kosova në Zvicër.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera