Lajme

​Miratohet ligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 24 February 2022

Është miratuar Ligji për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore, me tetë amendamentet e miratuara.

Me 71 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët kanë miratuar këtë ligj.

Gjatë seancës së sotme, Kuvendi ka miratuar edhe ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për sigurime shoqërore mes Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, deputetët kanë ratifikuar marrëveshjen ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave.

Të dy projektligjet që janë sjellë në Kuvend nga Qeveria, kanë gjetur mbështetjen edhe të partive opozitare

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera