Lajme

Miradie Kelmendi emërohet kryeshefe e IPK-së

Autori: Gazeta inFokus 16:54 | 03 August 2018

Miradie Kelmendi është emëruar kryeshefe ekzekutive  e Inspektoratit të Policisë Kosovës.

Vendimin për emërimin e Kelmendin në pozitën e të parës së Inspektoratit të Policisë para pak orësh e ka marrë ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi.

Kështu kanë bërë të ditur burime të gazetën InFokus brenda ministrisë së Punëve të Brendshme.

-Advertisement-

Emërimi i Kelmendit në këtë pozitë erdhi një muaj pasi ministri i Punëve të Brendshme, e ka shkarkuar Kryeshefin e Inspektoratit policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti.

Mehmeti për disa muaj para shkarkimit ka qenë i  suspenduar nga pozita e kryeshefit të Inspektoratit policor të Kosovës. /InFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera