Rozë

Miqtë urojnë Florin për 35-vjetorin e lindjes, mesazhi i Arilenës spikat

Autori: Gazeta inFokus 18:17 | 23 August 2017

Megjithëse vetë kantautori i njohur e ka larguar vëmendjen nga jeta personale dhe datat e shënuara, janë miqtë ata që nuk harrojnë t’i urojnë Florit edhe shumë vite të tjera çdo 23 gusht.

Shumë prej bashkëpunëtorëve dhe miqve të ngushtë të Florit, e kanë ndarë urimin e ditëlindjes sot edhe përmes profileve të tyre në Instagram.

E gjithë skuadra e studios Threedots vijon koncertet nga njëri qytet në tjetrin dhe, natyrisht, edhe përvjetorin e liderit do ta festojnë së bashku. Por disa nga grupi kanë nxituar ta urojnë bashkëpunëtorin sipas mënyrës së tyre.

-Advertisement-

Një prej miqve më të ngushtë të Florit, Dj Vicky, në një foto me Florin në Instagramin e tij, i shkruan një urim të thjeshtë, por zbulon edhe nofkën me të cilin e thërret liderin e grupit: “Gëzuar Tansk…” – shkruan Vicky në Instagram.

Ndërsa Arilena Ara, këngëtarja e cila vijon të shijojë suksesin e këngës “Nallane 3”, në të cilën ajo u bë pjesë e ftuar nga Flori, i shkruan një mesazh të veçantë kantautorit që gjithmonë e ka vlerësuar për talentin dhe energjinë e jashtëzakonshme.

Këtë të fundit, Arilena ia ka kthyer në formën e një urimi: “Gëzuar ditëlindjen Energjia ime… “ – është mjaftueshëm për të thënë se bashkëpuminet mes tyre nuk do të mbeten vetëm me energjinë e “Nallane.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera