Lajme

MINT deklarohet për aksionin ku u mbyllën 13 qendra masazhi

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 17 March 2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) përmes Inspektoratit të Tregut në bashkëpunim me drejtorinë për hetimin e trafikimit me njerëz (DKKO) dhe inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), më 15 dhe 16 mars, kanë realizuar kontrolle në qendra të ndryshme të masazheve, me ç’rast kanë inspektuar 57 qendra masazhi me veprimtari mirëmbajtje trupore.

Sipas njoftimit, inspektorët e tregut kanë mbyllur 13 operatorë ekonomikë në mungesë të pëlqimit sanitar dhe janë shqiptuar 13 aktvendime gjobë për parregullsitë e evidentuara.

“Inspektimet do të vazhdojnë dhe në çdo rast kur konstatohen shkeljet, do të merren masa ndëshkuese”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!

Të tjera