Sport

Ministrja serbe me lajmin e fundit për Ballistin

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 06 September 2017
Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq ka folur për Ballistin.

Ministrja e Drejtësisë së Serbisë, Nela Kuburoviq, deklaroi sot se gjykatat serbe “mund të sigurojnë gjykim të drejtë dhe fer” për Ismail Morina-Ballisti, ekstradimin e të cilit nga Kroacia po e kërkon Serbia.

“Sa i përket këtij rasti, duhet pritur vendimin e ministrit të Drejtësisë së Kroacisë, por besoj se kolegu do të sillet në pajtim me vendimet e plotfuqishme dhe se Morina do të ekstradohet në Serbi, në mënyrë që të mund të kryhet procedura penale, e cila ka nisur para Gjykatës së lartë në Beograd”, tha Kuburoviq për Tanjug.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera