Lajme

Ministrja Haxhiu paralajmëron fletarrest ndërkombëtar ndaj Milan Radojiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 15:56 | 28 September 2023

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka paralajmëruar fletarrest ndërkombëtar për nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq, udhëheqës i grupit kriminal për aktet terroriste të 24 shtatorit në Banjskë, por dhe vepra tjera penale.

Këtë ajo e tha sot në një përgjigje për Klan Kosovën, teksa u shpreh se lidhur me aktet terroriste të Radojiçiqit, do të veprojnë pa vonesa.

”Atëherë bazuar në legjislacionin në fuqi, Prokuroria e Specializuar e Republikës së Kosovës (PSRK), parashtron kërkesë për fletërreshtim ndërkombëtar”.

-Advertisement-

”Kërkesa drejtohet në Gjykatë dhe më pas adresohet përmes Ministrisë së Drejtësisë”.

”Ne jemi në pritje të Gjykatës. Do të veprojmë menjëherë dhe pa vonesa”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera