Lajme

Ministrja gjermane për Evropë viziton sot Tiranën

Autori: Gazeta inFokus 08:38 | 18 January 2022

Ministrja gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, viziton për herë të parë sot Shqipërinë pas marrjes së detyrës.

Ajo gjatë takimeve me autoritetet në Tiranë do të bisedojë mbi mbrojtjen e klimës dhe rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Siç bëhet e ditur, ministrja do të takohet me kryeministrin Edi Rama (PS) dhe me zëvendësministren e jashtme, Megi Fino. Veç përfaqësuesve të shoqërisë civile, ministrja do të takohet edhe me Albert Hanin, kryetarin e Byrosë Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO)

-Advertisement-

Maqedonia Veriore dhe Shqipëria janë dy vendet e para, pas Francës në dhjetor, që ministrja gjermane e Evropës i viziton që kur ka ardhur në detyrë në dhjetor të vitit të kaluar.

Një dëshmi kjo, që qeveria e re mes të gjelbërve, socialdemokratëve dhe liberalëve, sikurse e ka shprehur dhe në marrëveshjen e koalicionit, e merr seriozisht perspektivën evropiane të rajonit.

Qysh në pjesëmarrjen e saj të parë në takimin e rregullt të Këshillit të Ministrave të Evropës, më 14 dhjetor në Bruksel, Luhrmann kërkoi fillimin e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

Luhrmann është 38-vjeçe dhe emërimi i saj në postin e ministres për Evropë, një post ky pa portofol ishte vendim i ministres së Jashtme Annalena Baerbock. Më parë ajo ishte profesoreshë në Geteborg, por politikën e ka nisur qysh në moshë të re.

Në vitin 2002, ajo ka qenë deputetja më e re në Bundestag duke qenë vetëm 19-vjeç. /TCH

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera