Ministrja gjermane e Mbrojtjes jep dorëheqjen për një video!

Autori: Gazeta inFokus
14:02 | 16 January 2023
Ashtu siç përflitej, ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht ka dhënë dorëheqjen duke shkaktuar një krizë në ekzekutivin e kancelarit Oalf Scholz.
Lambrecht ishte vënë disa herë në shënjestër të kritikave, më e fundit e të cilave lidhej me një mesazh të përcjellë prej saj në natën e ndërrimit të viteve.
Ministrja kishte postuar në mediat sociale një video, ku në sfondin e zhurmës së fishekzjarreve që hidheshin në Berlin, fliste për përvojën gjatë vitit, duke theksuar, se ky vit ka qenë me “shumë impresione të veçanta, takime me njerëz interesantë dhe të mrekullueshëm”.
Por deklarata e saj në një kohë kur këtë vit ndodhi lufta me shumë viktima e Ukrainës, u konsiderua e pavend. Menjëherë, nga bankat e opozitës, CDU/CSU kërkoi dorëheqjen e Lambrecht.
Kritika ka pasur edhe për problemet në furnizimin e Bundeseehrit apo shfaqjen e saj publike.
Sipas televizionit ARD, kjo dorëheqje i kushton shumë kancelarit Sholz, i cili do të humbasë një ministre mjaft besnike. Pasuesin e pret një detyrë shumë e vështirë, sepse Ministria e Mbrojtjes ndodhet para ndryshimeve të mëdha, kjo në lidhje me jetësimin e fondit gjigand prej 100 miliardë eurosh të vënë në dispozicion për mbrojtjen pas fillimit të luftës në Ukrainë.
Sipas “Süddeutsche Zeitung” shanse për këtë post do të kishte Eva Högl e SPD-së, aktualisht e ngarkuara e Bundestagut me çështjet e ushtrisë.

Të tjera
-
A e shkelën ligjin? – Kurti dhe ministrat s’japin dorëheqje: Qeveria jonë do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësitë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se qeveria e tij ka përfunduar manda...
-
Certifikimi i rezultateve – Radoniqi tregon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mban mbledhje në lidhje me certifikmin e re...
-
Gazmend Muhaxheri, Imri Ahmeti e Bedri Hamza heqin dorë nga mandati i deputetit, hyjnë Arben Gashi, Paris Guri e Rashit Qalaj
Kreu i Komunës së Pejës Gazmend Muhaxheri, ai i Lipjanit Imri Ahmeti dhe kreu...
-
Nga vrạsja në Prishtinë ende asnjë i arrestuar – Prokuroria thotë se nuk dihen motivet
Nga të shtënat me armë zjarri ku për pasojë mbeti i vdekur një person dhe një...
-
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj 36 mjekëve të akuzuar në rastin “Stenta 2”
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë...
-
Aksident mes dy automjeteve në rrugën Prishtinë-Podujevë, dy të lënduar
Një aksident trafiku mes dy automjeteve mes dy automjeteve në rrugën Prishtin...
-
Lëndohet në punë, punëtorja të cilës “Trepça” ia ndërroi dy herë vendin e punës pa ia konsultuar problemet shëndetësore
Përgjegjësja e depos doracake në njësinë biznesore në Flotacion në Kishnicë, ...
-
Plani i Rritjes, BE-ja thotë se s’ka momentalisht “parafinancim” për Kosovën e Serbinë
Bashkimi Evropian ka thënë se momentalisht nuk ka një “parafinancim” për Koso...
-
Me mbështetjen e GIZ Kosova, thjeshtohet regjistrimi i foshnjave
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, mori pjesë në lansimin e nismë...
-
Ambasada kosovare në Washington bën thirrje që Kosovën ta njohin edhe shtete tjera pas Kenias
Ambasada e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka falënderuar shteti...
-
Akuzat e Demaliajt, Ramosaj: Janë nivel i ulët i debatit, ka kërkuar vetë që të largohet
Një nga personat më të zëshëm të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin ...
-
Vrạsja në Prishtinë, Xuxi: Kam qenë në tavolinë me personin e plạgosur
Mbrëmjen e 25 marsit, Naser Gashi dhe Miftar Miftari u qëlluan me armë zjarri...