Lajme

Ministrja Gërvalla udhëton për në Londër

Autori: Gazeta inFokus 10:55 | 27 November 2022

Kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla, ka udhëtuar drejt Londrës, ku pritet të marrë pjesë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.

Në këtë konferencë Gërvalla merr pjesë me ftesë të Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, James Cleverly.

Gjatë punimeve të saj, shefja e diplomacisë kosovare do të zhvillojë edhe një sërë takimesh bilaterale me homologë, përfaqësues të ndryshëm të shteteve pjesëmarrëse dhe të organizatave ndërkombëtare.

-Advertisement-

Konferenca do të përqendrohet në reagimin global ndaj dhunës seksuale në konflikt, parandalimin e saj, mbështetjen e të mbijetuarve dhe fëmijëve të lindur nga dhuna seksuale në konflikt, si dhe në nxitjen e veprimeve dhe praktikave më të mira për të krijuar përgjegjësi ndaj autorëve të kësaj dhune

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera