Lajme

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë viziton sot Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 27 March 2023

Ministrja shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, do të zhvillojë sot një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takojë Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmani.

Në njoftimin për të shtyp nga Ministria bëhet e ditur se, Xhaçka do të zhvillojë takime edhe me Presidentin Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministrin, Artan Grubi, si dhe me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Nesër ministrja Xhaçka do të marrë pjesë në takimin informal ministerial të Kartës së Adriatikut A5.

-Advertisement-

Vizita e kryediplomates shqiptare në Maqedoni vjen pas takimit të dytë midis dy qeverive, si një shprehje e vullnetit të përbashkët për të thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dypalësh, atë në suazën rajonale, si dhe në planin e diplomacisë shumëpalëshe. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera