Lajme

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë: I janë premtuar vizat Kosovës, liberalizimi duhet të ndodhë tani

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 21 October 2022

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo në një adresim ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani

“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të Jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera