Lajme

Ministria e Shëndetësisë përfiton 1.1 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 04 January 2018

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot marrëveshjen me Qeverinë Japoneze përmes rekomandimit nga dikasteri i Shëndetësisë, ka njoftuar ministri i shëndetësisë, Uran Ismaili, përmes rrjetit social Facebook.

Përmes kësaj marrëveshje, Ministria e Shëndetësisë do të përfitoj 1.1 milonë euro të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore, shkruan Infokusi.com

Ky është postimi i plotë:

-Advertisement-

Qeveria miratoi rekomandimin tonë i cili i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me Qeverinë Japoneze, ku Ministria e Shëndetësisë do të përfitoj 1.1 milion euro e të cilat do të shfrytëzohen për blerjen e pajisjeve mjekësore. Një nga prioritetet e mia gjatë këtij viti do të jetë sigurimi dhe modernizimi i pajisjeve mjekësore për spitalet tona, për të cilën po marrim çdo ditë përkrahjen e miqve dhe donatorëve./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera