Lajme

Ministria e Shëndetësisë mohon të ketë pranuar ankesë nga pacientët e Onkologjisë

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 05 May 2023

Ministria e Shëndetësisë, i ka mohuar raportimet se pacientët e Onkologjisë i kanë dërguar atyre letër ankese.

Sipas kësaj ministrie, në adresë të saj nuk ka asnjë lloj ankese as në formë fizike e as elektronike.

“Ministria e Shëndetësisë reagon ndaj lajmit me titull “Pacientët e Onkologjisë letër MSH-së: Ndërmerrni masa ose mbyllemi në repart deri në plotësimin e kërkesave”, i riprodukuar në disa media. Njoftojmë opinionin publik se Ministria e Shëndetësisë në adresën e saj, deri më tani, nuk ka pranuar ndonjë ankesë qoftë në formë fizike apo atë elektronike në asnjë prej departamenteve përgjegjëse, siç pretendohet në këtë lajm”, thuhet në reagim.

-Advertisement-

Sipas MSh-së, vazhdimisht ka pasur angazhime për ta ngritur cilësinë e shërbimeve dhe sigurimin e terapive për pacientët në nevojë.

“Sa i përket Klinikës së Onkologjisë, ju njoftojmë se projekti infrastrukturor i detajuar për sigurimin e kushteve me të favorshme veçse është proceduar nga ShSKUK-së së bashku me investimet në aparaturat e avancuara, ndërsa punimet tashmë kanë filluar”, ka thënë ai.

Tutje në reagim thuhet se furnizimi me barna është 90% kurse me material shpenzues 85%.

“Sipas raportimit nga Bordi i ShSKUK-së, aktualisht furnizimi me barna është 90%, ndërsa furnizimi me material shpenzues 85%. Mekanizmat menaxhues të ShKUK-së kanë shtuar angazhimin që edhe kjo përqindje e furnizimit me barna dhe material shpenzues të arrij në plotni kërkesat dhe nevojat e pacientëve tanë”, thuhet në reagim.

Sipas MSh-së, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), “është në fazën përfundimtare të procesit të rekrutimit të rreth 100 infermiereve, të cilët do të sistemohen sipas nevojave në klinikat e QKUK-së, duke përfshirë edhe Kliniken e Onkologjisë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera