Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka një thirrje për qytetarët pas rritjeve të rasteve me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 05 July 2022

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas rritjeve të rasteve me Covid-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, nga kjo ministri u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës kundër Covid-19.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”, kanë thënë nga kjo ministri.

-Advertisement-

Po ashtu në këtë njoftim kanë bërë të ditur se me rritjen e rasteve pozitive është shtuar edhe numri i pacientëve të shtrirë në spital që janë të prekur nga Covid-19.
“Në dy javët e fundit (20 qershor-5 korrik 2022), si pasojë e regjistrimit të një numri më të lartë të rasteve të reja të COVID-19, janë rritur edhe rastet aktive nga 110 sa ishin më 20 qershor në 1244 më 5 korrik. Rrjedhimisht, kjo ka reflektuar edhe me shtrime të reja të pacientëve në spital të prekur nga COVID-19. Aktualisht, 25 pacientë të infektuar po trajtohen në spitalet e Kosovës nga COVID-19”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë që gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë infektuar 213 raste të reja me Covid-19./Gazeta Infokus/

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera