Lajme

Ministria e Shëndetësisë ka një njoftim me rëndësi për vaksinimin e fëmijëve 5 deri në 11 vjeç

Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 14 July 2022

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar të gjithë prindërit është miratuar vaksinimi i të gjithë fëmijëve të moshës 5-11 vjeç, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, kanë treguar se janë siguruar vaksinat ditë më parë dozat pediatrike të vaksinës kundër Covid-19, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton prindërit e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç se ka miratuar vaksinimin e tyre me vaksinën kundër COVID-19. Pas sigurimit ditë më parë  dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

-Advertisement-

Po ashtu nga kjo ministri kanë përkujtuar edhe se kush mund të vaksinohet me miratimin e Ministrisë.

“Për rikujtim: Grupmosha 60+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e katërt me kusht që të kenë kaluar së paku 4 muaj nga marrja e dozës së tretë. Grupmosha 12+ vjeç mund të vaksinohen me dozën e parë, të dytë dhe të tretë; Grupmosha 5-11 vjeç me dozën e pare dhe dozën e dytë”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19 për të parandaluar sëmundjen, format e rënda të saj dhe vdekjet nga COVID-19./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera