Lajme

Ministria e Shëndetësisë del me një njoftim për vaksinimin anti-Covid

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 18 April 2022

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka dalë me një njoftim për të gjithë qytetarët, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, ka gjetur se rreziku për komplikimeve të zemrën ishte më i lartë para marrjes së vaksinave anti-Covid.

“Një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19 se sa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), tek të dy gjinitë (meshkuj dhe femra) dhe te të gjitha moshat”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

-Advertisement-

Po ashtu tutje thuhet se studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeç ishin 2 deri në 6 herë më të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid-19.

“Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12-17 vjeçe ishin 2-6 herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 se sa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18-29 vjeç ishin 7-8 herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID-19, se sa pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërsa shtohet se vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve.

Në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e lart duhet të vaksinohen kundër COVID-19 dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A e dini ku janë ZBRITJET ma t’mdhaja për festën e Bajramit?
-Advertisement-

Të tjera