Lajme

Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të vaksinohen edhe gratë shtatzëna

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 28 December 2021

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjitha grave shtatzëna dhe nënave gji-dhënëse që të vaksinohen, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, kjo ministri ka bërë të ditur se gratë shtatzëna kanë mundësi të përjetojnë simptoma më të rënda të infeksionit nga COVID-19.

“Studimet kanë dëshmuar se nënat e vaksinuara kanë antitrupa në qumështin e gjirit, përmes të cilit i sigurojnë mbrojtje edhe foshnjës”, thuhet në postimin e ministrisë.

-Advertisement-

Gjithashtu, është njoftuar se vaksinimi i grave shtatzëna dhe nënave gji-dhënëse ka shumë rënësi në parandalimin e infektimit, sëmundjes së rëndë, shtrimit në spital dhe lindjes së parakohshme./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera