Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ndan 30 mijë euro për Majlinda Kelmendin
Autori: Gazeta inFokus 16:23 | 26 December 2017
Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës e Federata e Xhudos së Kosovës kanë nënshkruar sot Memorandum Bashkëpunimi.
Përmes këtij Memorandumi janë ndarë sot 30 mijë euro për mbështetje financiare për përgatitjen e sportistes Kelmendi përgjatë ciklit olimpik për lojërat olimpike 2020, transmeton Infokusi.com
Gashi tha se mbështetja financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë.
Më poshtë mund të gjeni të plotë postimi e Gashit në “facebook”
“Së bashku me përfaqësuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Federaten e Xhudos së Kosovës (FXHK) dhe xhudistën Majlinda Klemendi nënshkruajtëm Memorandum Bashkëpunimi me qëllim të mbështetjes financiare për përgatitjen e sportistes Kelmendi përgjatë ciklit olimpik për lojërat olimpike 2020, sipas të cilit MKRS-ja do të ndajë mjete financiare në vlerë prej 30 mijë euro.
Me këtë marrëveshje u dakorduam që xhudistja Kelmendi të përfaqësojë vetëm Republikën e Kosovës në garat ndërkombëtare përgjatë ciklit olimpik, të prezantojë Republikën e Kosovës në Ciklin Olimpik dhe t’i përgjigjet Republikës së Kosovës në xhudo sa herë që është e nevojshme të mbrojë ngjyrat e shtetit tonë.
Mbështetja financiare për sportistët që arrijnë rezultate kulmore siç është rasti i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi është një lloj mirënjohje nga shteti dhe një nxitje për prezantim e përfaqësim sa më cilësor të shtetit tonë në arenën ndërkombëtare në fushën e sporti, e cila edhe ndihmon në ngritjen e shtetit tonë anekënd botës.”/INFOKUSI
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...