Lajme

Ministria e FSK-së bënë lëshime në dy tenderë

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 22 June 2017

Ministria Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndonëse është ndër ministritë që kanë buxhet të madh, në masë të madhe është treguar e kujdesshme në mënyrën e shpenzimit të parave të taksapaguesve.

Zyra Kombëtare e Auditimit, megjithatë edhe në këtë ministri i ka gjetur dy raste kur nuk janë respektuar procedurat si duhet, shkruan AktivPress.

Rasti i parë ka të bëjë me vlerësimin e një tenderi.

-Advertisement-

Audituesit thonë se është bërë me vonesë.

“Në lëndën ‘Furnizim me material ndërtimor dhe pajisje për mirëmbajtje te objekteve të infrastrukturës përcjellëse të FSK-së’-Lot II, procesi i hapjes së tenderit është bërë më datë 15.04.2016, ndërsa procesi i vlerësimit i filluar me datë 21.04.2016, ka përfunduar me datë 21.06.2016, apo me 30 ditë vonesë”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Vonesat në zhvillimin e procedurave të vlerësimit, sipas audituesve, rrisin rrezikun për mos arritjen e objektivave të organizatës.

“Vonesat në realizimin e projekteve gjithashtu mund të rezultojnë në rritjen e obligimeve në fund të vitit, të cilat mund të jenë barrë për buxhetin e vitit vijues”, thuhet në raport.

Rasti tjetër ka të bëjë me planifikimin jo të mirë të buxhetit për aktivitetin e prokurimit.

“Në lëndën “Furnizim me pajisje për çminim për nevojat e FSK-së” Lot II, planifikimi për ketë kontratë ishte 50,000€, ndërsa kontrata është nënshkruar me vlerë 98,856€, ose për afro 100% me e lartë. Lidhur me këtë nuk janë respektuar procedurat e ligjit të buxhetit”, thuhet në raport.

Përgjithësisht MFSK del se ka shënuar progres në zbatimin  rekomandimeve që i ishin dhënë nga ZKA, shkruan AktivPress.

“Raporti ynë i auditimit për PVF-të e vitit 2015, ka rezultuar me pesë rekomandime. MFSK ka përgatitur një Plan Veprimi për të siguruar se të gjitha rekomandimet zbatohen brenda periudhës së specifikuar. Deri në fund të auditimit tonë për vitin 2016, tri rekomandime janë zbatuar plotësisht, përderisa dy  janë në proces të zbatimit”, thuhet në raport.

Ajo që bie në sy, është se MFSK-së i është zvogëluar buxheti gjatë vitit.

Kështu, buxheti final për paga dhe mëditje në raport me buxhetin fillestar është zvogëluar për 596,673€.

Kjo, thuhet se ka ndodhur si rezultat i mos rekrutimit të stafit të lejuar për vitin 2016.

Edhe buxheti final për mallra dhe shërbime në raport me buxhetin fillestar është zvogëluar për  772,139€ (me rishikim është zvogëluar për 336,870€, ndërsa në atë final për 435,269€).

Zvogëlim të buxhetit ka pasur edhe në linjen e investimeve kapitale.

Në këtë kategori, buxheti final në raport me buxhetin fillestar është zvogëluar për  3,867,768€./AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera