Lajme

Ministria e Financave: Zgjidhet problemi i ujit të pijshëm për Fushë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 12:08 | 18 August 2018

Shumë shpejt qytetarët e komunës së Fushë Kosovës do të kenë furnizim me ujë të pijshëm 24 orë në ditë. Kjo pasi që Ministri Hamza ka arritur pajtueshmërinë ndërmjet Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) dhe KRU ”Prishtina” sh.a, përmes propozimeve konkrete për të amandamentuar marrëveshjen e projektit nga Faza e III e projektit për ndërtimin e Fabrikës për ujë të pijshëm në Shkabaj, në mënyrë që mjetet e mbetura në projekt të përdoren për furnizimin me ujë për qytetarët e komunës së Fushë Kosovës dhe përmirësimin e mëtutjeshëm të furnizimit me ujë për qytetarët e komunës së Prishtinës.

Ministri Hamza pas një angazhimi të madhë ka mundësuar zgjidhjen e këtij problemi shumë vjeçar dhe shumë të rëndësishëm për qytetarët e komunës së Fushë Kosovës.

Përveç këtij investimi, me këtë amandamentim parashihen edhe investime tjera për Komunën e Prishtinës, siç janë:

-Advertisement-

1. Vendosja e pompës shtytëse nga Stacioni i Pompave Mirdita II në Rezervuarin Mirdita III në Matiqan;

2. Rehabilitimi i rrjetit (zëvendësimi i rrjetit të vjetër me rrjetin e ri) të ujësjellësit në Bregun e Diellit – Zona Qendër dhe Zona e Perëndimit në Prishtinë;

3. Rehabilitimi i rrjetit (zëvendësimi i rrjetit të vjetër me rrjetin e ri) të ujësjellësit në Lagjen e Medresesë në Prishtinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera