Ministria e Financave Komunës së Prishtinës: Jo biznes brenda Kampusit Universitar
Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 30 May 2017
Ministria e Financave i është përgjigjur, Komunës së Prishtinës lidhur me akuzat që po ua bllokon një projekt madhorë për parkingjet nëntokësore.
“Që disa muaj, Komiteti për Partneritet Publiko Privat i përbërë nga pesë ministra në krye me Avdullah Hotin e kanë bllokuar projektin për parkingjet nëntokësore te Fakulteti Filologjik”. Kështu thanë të hënën drejtuesit e Komunës së Prishtinës në një konferencë për media.
Por, në Ministrinë e Financave kanë thënë se, Komuna nuk i ka kryer obligimet e veta dhe se Universiteti i Prishtinës nuk është i pajtimit që parkingjet të ndërtohen në atë zonë..
“Komitetit i Partneritetit Publiko Privat (PPP) e ka pranuar një shkresë nga Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina, ku përmes kësaj shkrese ka kërkuar nga Komiteti i PPP që të mos i lejohet komunës së Prishtinës ndërtimi i parkingut nëntokësorë. Njëkohësisht Komiteti i PPP-së ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të arrijë një marrëveshje me Universitetin e Prishtinës Hasan Prishtina, në mënyrë që projekti për ndërtimin e parkingut nëntokësorë të miratohet nga Komiteti i PPP-së”, tha për lajmi.net, Muharrem Shahini, drejtor në Zyrën për komunikim me publikun në Ministrinë e Financave
Shahini tha se, Komiteti i PPP ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që ky parkingu nëntokësor të mos e ketë pjesën ku do të zhvillohet biznes brenda Kampusit Universitarë.
Ndërkohë, Komuna e Prishtinës, vitin e kaluar ka angazhuar kompaninë “Deloitte” për konsulencë lidhur me projektet e Partneritetit Publiko Privat (PPP).
Komuna e Prishtinës e ka vendosë që projekti i parë të jetë “Parkingu nëntokësor pranë Fakultetit Filologjik” me ç’rast planifikohet të ndërtohen min 500 vend parkingje dhe një numër i vogël lokalesh afariste, lokale për të cilat nuk po pajtohet UP-ja, sipas ministrisë.
Drejtuesit e Komunës, pasi kanë sqaruar se i kanë kryer të gjitha obligimet, kanë thënë se “Pas mbledhjes së parë të mbajtur në Shkurt, Komiteti i udhëhequr nga z. Hoti ka kërkuar “sqarime shtesë” mbi projektin. Që të gjitha sqarimet e kërkuara kanë qenë të përshkruara në dokumentacionin e dorëzuar paraprakisht te të gjithë anëtarët e Komitetit të PPP-së ashtu si edhe e kërkon ligji në fuqi”.
Sipas Komunës, pas mbledhjes së dytë, komiteti ka kërkuar që të nënshkruhet një “memorandum mirëkuptimi” me UP-në lidhur me realizimin e projektit, përkundër që parcela ku planifikohet parkingu është në pronësi të Komunës së Prishtinës.
Po ashtu, Komuna ka thënë se, pas mbledhjes së tretë, komiteti ka kërkuar “sqarime shtesë” mbi “pajtueshmërinë e UP-së” gjatë diskutimeve publike të para 12 viteve me rastin e hartimit të planit rregullues i cili edhe përcakton ndërtimin e max. 1.000 vend parkingjeve në këtë lokacion.
“Një numër i pafund i obstrukcioneve është paraqitur gjatë çdo mbledhje, dhe të njëjtat është përcjellë edhe përmes shkresave zyrtare. Por, edhe përkundër faktit që të gjitha kërkesat e lartpërmendura ishin jashtë kompetencave të komitetetit të PPP-së të përcaktuara me ligj, e njëherit janë edhe jashtë logjikës së shëndoshë, Komuna e Prishtinës i është përgjigjur që të gjithave për hirë të zhvillimit të projektit. Pas mbledhjes së fundit të mbajtur më 11 Prill, Komuna e Prishtinës sot e kësaj ditë nuk ka marrë përgjigje me shkrim nga Komiteti i PPP-së lidhur me projektin në fjalë. Pra, Komiteti i PPP-së i udhëhequr nga z. Hoti duke i shkelur të gjitha obligimet e përcaktuara me ligj dhe ka bllokuar projektin e inicuar nga Komuna e Prishtinës”, kanë thënë drejtuesit e Komunës.
Të tjera
-
Kurti për refuzimin e takimit me sindikalistët e sektorit privat: Në zyrën time vijnë kur s’kryejnë punë diku tjetër
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pyet për refuzimin e takimit me kryesi...
-
“Shpia, familja po konsiderohet si vendi më i rrezikshëm për gratë dhe vajzat”
Këtë javë në emisionin “Gratë në Fokus” me Meme Smajli, ishte e ftuar artistj...
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...