Ministria e Ekonomisë zoton 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 18 January 2022
Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se ka zotuar 75 milionë euro për sunvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset
“Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e ministries.
Sipas ministrisë, subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.
Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike, transmeton Klankosova.tv.
Komunikata e plotë nga ministria e Ekonomisë:
“Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), institucion i pavarur përgjegjës për përcaktimin e tarifave që pasqyrojnë koston për konsumatorët fundor, ka lëshuar Raportin e saj Konsultativ për Shqyrtimin e Jashtëzakonshëm të Tarifave të Energjisë Elektrike.
Kjo ka ardhur si rrjedhojë e tremujorit të fundit të vitit 2021, kur Kosova është dashur të importojë energji elektrike për të furnizuar konsumatorët me energji elektrike mbi nivelin që mund të sigurohet nga kapaciteti gjeneruese vendore dhe për të plotësuar rritjen e kërkesës si pasojë e motit të ftoftë. Kostoja e furnizimit me energji elektrike nga importet është ngritur ndjeshëm, duke ndikuar edhe në koston e energjisë.
ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KËh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën për 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KËh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KËh do të reflektonin çmimin e importit.
Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Republikës së Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike.
Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë.
Gjatë kësaj kohe të jashtëzakonshme, qëllimi primar i subvencionit të ndarë nga Qeveria e Kosovës është për të mbrojtur veçanërisht konsumatorët e ndjeshëm nga ndikimi i çmimeve më të larta të energjisë elektrike.
Të tjera
-
Klinaku: Po dëshmohet vazhdimisht koordinimi i pushtetit me Listën Serbe dhe Radoiçiqin
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luft...
-
Rohde: Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj në CEFTA, jo nga UNMIK-u
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde përmes një postimi të bërë në platfo...
-
Ramadani: Kusari-Lila të tregoj se kush e nxiti që të negociojë me Radoiçiqin
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka reaguar pas audio-incizimit të...
-
Kusari-Lila reagon pas audio-incizimit me Radoiçiqin
Shefja e grupit parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kursari Lila, ka ...
-
Të gjitha vendimet që u morën sot në mbledhjen e Qeverisë
Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 223’të. Këto janë vendimet që...
-
Krasniqi për Kusari-Lilën: Ka pasur urdhër nga Albin Kurti, ajo të tregoj çfarë kërkesa ia ka plotësuar Radoiçiqit
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka reaguar pas audio-incizimeve të ...
-
Dyshohet për vjedhje, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e tij
Policia në Prishtinë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informative...
-
Molliqaj pas aksionit të PSD-së: Kjo nuk është qeverisje me integritet, shkon sipas interesave të një njeriu
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik sot në Merdare. Pa...
-
Ministrja gjermane flet për zhbllokimin e CEFTA-s
Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, ka thënë se shtetet e Ba...
-
Hapet konkursi për Drejtor të Qendrës së Studentëve dhe të Inspektoratit
Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka njoftuar ...
-
Kurti pret që BE-ja t’i largojë masat ndaj Kosovës sa më shpejt
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdimisht kanë kërkuar nga Bashkimi Ev...
-
Nesër Bislimi takon emisarin Lajçak
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se nesër do të ketë një takim me...