Lajme

Ministria e Ekonomisë del me sqarim për investimet kapitale

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 15 August 2022

Ministria e Ekonomisë ka dhënë detaje për investimet kapitale, duke treguar për projektet të cilat do të realizohen deri në fund të vitit, me synim për uljen e konsumit të energjisë, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo ministri përmes një komunikate për media, ka shtuar se është duke u implementuar plani për Ekonomi Dixhitale, plani për Parkun e Teknologjisë Dixhitale në Bërnicë dhe Parkun e Inovacionit në Prizren.

Gjithashtu është cekur se këto investime dhe subvencione janë në interes për gjithë Kosovën.

-Advertisement-

“Për më shumë, institucionet kyçe të sektorit energjisë siç janë: prodhimi, transmisioni e

distribuimi janë duke e implementuar planin e tyre energjetik të vitit 2022 në vlerë deri

në 35 milionë euro. Të gjitha këto investime janë për qëllime të stabilizimit të rrjetit

elektro energjetik e gjithashtu për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes”, thuhet në komunikatë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera