Lajme

Ministria e Bujqësisë nuk mori llogari për mijëra euro grante

Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 01 July 2017

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR)nuk ka marrë llogari për mijëra euro që i ka ndarë në formë të subvencioneve dhe granteve.

Mungesa e raportimit për shpenzimin e mjeteve, mungesa e arsyetimit të shpenzimeve, si dhe moskryerja e investimeve nga përfituesit brenda afateve të caktuara, janë disa nga parregullsitë që Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) i ka identifikuar në raportin e auditimit për vitin 2016 për këtë ministri.

Gazeta ka provuar që për gjetjet e raportit të marrë një përgjigje nga MBPZhR-ja, por Zyra për media gjatë së premtes nuk ka kthyer përgjigje.

-Advertisement-

Ndërkohë që në raport thuhet se ministri, Memli Krasniqi, është pajtuar me gjetjet. “Ministri ka marrë në konsideratë dhe është pajtuar me gjetjet e detajuara dhe me konkluzionet e auditimit, si dhe është zotuar se do t’i adresojë të gjitha rekomandimet e dhëna”, thuhet në raport.
ZKA-ja në raportin e saj ka identifikuar dobësi në monitorimin e projekteve të mbështetura me grante.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera