Lajme

Ministria e Arsimit ia financoi një vizitë studimore në Zvicër deputetes së Nismës

Autori: Gazeta inFokus 06:48 | 24 October 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ia ka financuar një vizitë studimore në Zvicër, deputetes së Nismës Socialdemokrate, Albulena Balaj-Halimaj.

Sipas vendimit që e posedon gazeta, vizita është realizuar muaj më parë dhe ka zgjatur shtatë ditë. Vendimin për financimin e shpenzimeve të saj e ka nënshkruar sekretari i përgjithshëm i MASHT-it, Ekrem Kastrati, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ministria e Arsimit udhëhiqet nga Shyqiri Bytyqi i partisë Nisma, derisa edhe vetë sekretari i Ministrisë është pjesë e kësaj partie. Deputetja Balaj-Halimaj së cilës i janë mbuluar shpenzimet për këtë vizitë është kushërirë e gruas së liderit të Nismës, Fatmir Limaj.

-Advertisement-

Këshilltari në MASHT, Valmir Gashi, ka thënë se në vizitë deputetja shkoi si përfaqësuese e Komisionit parlamentar për arsim. Mirëpo, një gjë të tillë e ka mohuar kryetari i këtij komisioni, Ismajl Kurteshi, sipas të cilit komisioni nuk ka qenë fare i njoftuar për vizitën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera