Lajme

Ministria britanike e Mbrojtjes: Ushtria ruse dukshëm më e dobët pas sulmeve ndaj Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 03 May 2022

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj të inteligjencës mbi luftën në Ukrainë.

Në raport thuhet se ushtria ruse tani është “dukshëm më e dobët” si rezultat i sulmeve ndaj Ukrainës.

Aty thuhet se rimëkëmbja e ushtrisë ruse do të bëhet më e vështirë nga sanksionet e vendosura ndaj Moskës dhe në afat të gjatë kjo do të pengojë aftësinë e vendit për të vendosur një forcë ushtarake konvencionale, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Gjithashtu, në raport u theksua se buxheti i mbrojtjes i Rusisë afërsisht u dyfishua midis 2005 dhe 2018, me investime në disa kapacitete ajrore, tokësore dhe detare të nivelit të lartë.

“Modernizimi i pajisjeve fizike të Rusisë nuk i ka mundësuar asaj të dominojë luftën në Ukrainë, për shkak të dështimeve në planifikimin strategjik”, shtoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera