Lajme

Ministria arsyetohet për rritjen e çmimit të bukës

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 20 November 2018

Për të blerë një bukë në Kosovë, tash e dy ditë duhet të paguhet më shumë.

Nga cmimi prej 30 centë tash një bukë kushton deri në 40 centë, që nënkupton që cmimi i saj nuk është rritur për 10%, sepse më një rritje të tillë buka do të kushtonte 33 centë.

E këtë rritje cmimesh, ministri i Tregtisë dhe Industrisë nuk e lidh vetëm me vendosjen e taksës prej 10% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës e Hercegovinës.Ministri Shala ka një thirrje për përfaqësuesit e industrisë së miellit.

-Advertisement-

E në Shoqatën e Mullisëve të Kosovës, thonë se shtrenjtimi i miellit ka qenë i pritshëm për shkak të shtrenjtimit të grurit nëpër vendet tjera të botës.

Sipas Farizit, nuk është marrë një vendim apo marrëveshje e përbashkët për shtrenjtim nga ana e përfaqësuesve që janë anëtarë në shoqatë.

Këtë triumfim duhet të gëlltisim të gjithë, nukduhet ti rrisin cmimet shumë por duhet të mbiejtojnë…

Farizi nuk përjashtoi mundësinë e shtrejtimit të miellit sërish pas disa muajve. Ai thotë se më 2019 mund të ketë ngritje të cmimeve, varësisht nga trendet e cmimeve për produktet tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera