Lajme

Ministri viziton qytetarin që iu dogj shtëpia dy ditë më parë, i premton zgjidhje

Autori: Gazeta inFokus 21:09 | 13 March 2023

Sot gjatë ditës, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi me bashkëpunëtorë ishte për vizitë tek familja e Jeton Tarllamishaj nga fshati Rudicë, Klinë, të cilës para dy ditëve i’u dogj shtëpia e tyre, por fatmirësisht kishte vetëm pasoja materiale.

Familjes në fjalë, falë vullnetit të mirë i është siguruar strehim i përkohshëm nga bashkëfshatarët.

Ministri premtoi që së bashku me bashkëpunëtorë do të ndjekë rrugë institucionale për t’i ndihmuar familjes në fjalë.

-Advertisement-

Vizita nuk ishte e kufizuar vetëm tek kjo familje. Ministri vizitoi edhe familje të tjera në kushte të rënda ekonomike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera