Lajme

Ministri Vitia viziton morgun ku u investuan 654 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 17 March 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka vizituar hapësirat e instituteve paraklinike për të parë nga afër realizimin e projektit që kishte për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe investimet në infrastrukturë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në këtë projekt në vlerë të 654 mijë eurove, janë të përfshira pajisjet mjekësore dhe inventarizimi i dorëzuar në institutet paraklinike, furnizimi dhe instalimi i tyre, pajiset fikse të mobilizuara, pajisjet lëvizëse të specializuara dhe furnizimet për institutet paraklinike.

Gjatë këtij takimi, ministri Vitia është njoftuar me shërbimet që ofrohen në këto klinika.

-Advertisement-

“Shërbimet paraklinike janë shumë të rëndësishme. Jam shumë i interesuar për t’i dhënë një dimension tjetër këtyre shërbimeve. Ne jemi të përkushtuar që çdo nevojë për investime që vjen nga ju së pari, ne t’i përgjigjemi sa më mirë e shpjet që është e mundshme. Jemi duke bërë një plan përveç se investiv edhe në racionalizimin e resurseve njerëzore, krejt kjo për të racionalizuar kohën e cila do të mund të përdoret në të mirë të shërbimit të qytetarëve”, tha ministri Vitia, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera