Lajme

Ministri Vitia jep detaje për gjendjen e të helmuarve në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 14 October 2023

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka reaguar lidhur me rastin e helmimeve në Komunën e Malishevës, ku deri tash raportohet se kanë kërkuar ndihmë mjekësore rreth 100 qytetarë.

Vitia ka thëënë se menjëherë pasi janë njoftuar për rastin, bashkë me Drejtorin e SHSKUK’së i kanë vizituar të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK, raporton Express.

Ai ka bërë me dije se në QKUK janë të hospitalizuar 11 qytetarë dhe 9 të tjerë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e tyre thotë se është e qetë dhe stabile.

-Advertisement-

“Mbrëmë, menjëherë pasi u njoftuam për rastin e helmimit të 68 qytetarëve në Komunën e Malishevës bashkë me drejtorin e SHSKUK-së i vizituam të hospitalizuarit në Klinikën Infektive në QKUK. Në QKUK të hospitalizuar janë 11 qytetarë  dhe 9 qytetarë të tjerë janë në Spitalin e përgjithshëm të Prizrenit. Gjendja e të gjithë të hospitalizuarave pas marrjes së trajtimit mjekësor është e qetë dhe stabile. Inspektoratet dhe organet ligjzbatuese janë në terren dhe kanë marrë të gjitha të dhënat lidhur me rastin dhe burimin e shkakun e helmimit”, ka shkruar Vitia.

Ndryshe, numri i personave të helmuar që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ka shkuar në 100.

Këtë për T7 e ka konfirmuar Afrim Kransiqi, drejtor i QKMF-së së qytetit të Malishevës.

Këta persona dyshohet se janë helmuar nga ushqimi që kanë ngrënë në një lokal në rrugën “Abdyl Mazreku”, në Malishevë.

Ndërkohë që Policia e Kosovës në raportin e publikuar sot ka bërë me dije se është arrestuar pronari i lokalit dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“PRODHIMI, VËNIA NË QARKULLIM E ARTIKUJVE TË DËMSHËM USHQIMOR – Rr. Abdyl Mazreku-Malishevë,13.10.2023-16:48. Nga QKMF –Malishevë është raportuar se nga ora 16:48 e datës së lartcekur e deri në mesnatë ndihmë mjekësor kanë kërkuar rreth 63 persona nën dyshimin se janë infektuar nga ushqimi nga një lokal ushqimor në Malishevë, ndërsa tre prej tyre janë dërguar në QKUK-ë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar pronari i lokalit i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera