Lajme

Ministri Veliu emëron shefen e kabinetit

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 24 February 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu e ka caktuar shefen e kabinetit, shkruan gazeta inFokus.

Veliu në këtë pozitë e ka emëruar Gentiana Azemin, që kishte qenë e angazhuar në zyrën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook vetë Azemi.

-Advertisement-

“Sot, ndihem shumë e nderuar dhe e vlerësuar ngase më është besuar një deyrë e re, Këshilltare e Lartë Politike – Shefe e Kabinetit të Ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.
Detyra e re, nuk është veç privilegj, por edhe një përgjegjësi e madhe për mua, andaj do të punoj me përkushtimin më të madh në arritjen e sukseseve në këtë digaster të rëndësishëm qeveritar.
Prioritetet tona, për një qeverisje më të mirë dhe sistem ndryshe do t’i realizojmë bashkë me ministrin Veliu. Na priftë e mbara”, ka shkruar ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera