Ministri Sveçla nuk shkon në seancën ku po akuzohet për huliganizëm
Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 29 March 2023
Për shkak të mungesës të të akuzuarave ministrit Xhelal Sveçla, si dhe Dardan Molliqajt, Pajtim Havollit, Arsim Maqastenës Agron Kabashit , Frashër Krasniqit dhe Nol Nushit, Gjykata Themelore e Prishtinës në seancën e së mërkurës, ka vendosur që ndaj tyre të veçohet procedura, në rastin ku ata po akuzohen për veprime të dhunshme në protestën e 2013-ës.
Gjykatësi Eroll Gashi njoftoi se ndaj tyre gjykata do lëshojë urdhërarrest ose sjellje me detyrim, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Ndërkaq, seanca po vazhdon me tre te pandehurit tjerë prezent në seancë Egon Azemi Pajtim Demaj dhe Afrim Hoxha, të cilët nuk janë pajtuar që të veçohet kjo procedurë, por gjykata duke u bazuar ne nenin 35 të Kodit të Procedurës Penale mori vendim dhe veçoi procedurën penale ndaj tyre.
Ndryshe, seanca e shqyrtimit fillestar për këtë rast kishte dështuar të mbahej më 9 mars të këtij viti në mungesë të të akuzuarve Dardan Molliqaj, Agron Kabashi, Egzon Ademi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi dhe Nol Nushi.
Në këtë rast të akuzuar ishin edhe Sami Avdiu, Besnik Qelaj dhe Bekim Shkodra, mirëpo gjykata kishte veçuar procedurën penale ndaj tyre.
Ndaj Besnik Qelajt dhe Bekim Shkodrës ishte bërë edhe shpallja e aktgjykimit më 2 gusht 2022, duke u dënuar me 1 vit e gjysmë burgim me kusht për veprën penale “ Pjesmarrje në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizëm”.
Ndërkaq, për të akuzuarin Sami Avdiu, për veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” dhe për të akuzuarin Bekim Shkodra për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, do të mbahet gjykim i veçantë.
Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, e ngritur në mars të vitit 2014, rezulton se të akuzuar për këtë vepër penale krahas ministri Sveçla janë edhe Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj.
Sipas aktakuzës, në protestën e organizuar më 27 qershor 2013, kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të akuzuarit kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera qelqi, shishe e mjete piroteknike kundrejt disa zyrtarëve policorë, ku si pasojë lëndime të lehta kanë pësuar katër policë dhe janë dëmtuar katër vetura zyrtare.
I akuzuari Bekim Shkodra po akuzohet edhe për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Sipas aktakuzës së ngritur më 14 mars 2014, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Dardan Molliqaj, Arsim Maqastena, Pajtim Havolli, Agron Kabashi, Egzon Azemi, Pajtim Demaj, Xhelal Sveçla, Frashër Krasniqi, Nol Nushi, Bekim Shkodra, Afrim Hoxha, Sami Avdiu dhe Besnik Qelaj thuhet se më 27 qershor 2013 në rrugën “Nëna Terezë” në Prishtinë, gjatë protestës me qëllim të dëmtimit të personave zyrtarë-pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kanë kryer veprime të dhunshme huligane.
Gjithnjë sipas kësaj aktakuze, Sveçla dhe të akuzuarit e tjerë ngarkohen se gjatë kësaj proteste kanë hedhur gurë, ngjyrë, sfera të qelqit, shishe, mjete piroteknike në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë e këtyre veprimeve, lëndime të lehta trupore kanë pësuar policët-të dëmtuarit Rifat Geci, Halil Syla, Agim Xheli dhe Bashkim Hyseni.
Sipas prokurorisë, gjatë kësaj proteste janë shkaktuar edhe dëme materiale ku janë dëmtuar uniformat dhe pajisjet zyrtare të zyrtarëve policorë gjatë ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike e po ashtu i kanë dëmtuar dy vetura, pronë e Qeverisë së Kosovës dhe dy vetura pronë të Policisë së Kosovës, duke shkaktuar kështu pasoja të rënda.
Me këto veprime, prokuroria i ngarkon të akuzuarit se secili veç e veç ka kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepra penale dhe huliganizmi” nga neni 412, paragrafi 3 lidhur me paragrafin 4 të Kodit Penal, vepër kjo për të cilën dënimi parashihet me dënimi me gjobë prej 200 deri 10 mijë euro për huliganizëm me pasoja të vogla ose me burgim deri në pesë 5 vjet burgim për huliganizëm me pasoja të rënda.
Ndërsa dispozitivi i dytë i kësaj aktakuze, Bekim Shkodrën e ngarkon edhe për veprën penale të “Sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare” nga neni 410, paragrafi 2 të Kodit Penal, vepër kjo për të cilën kryesi dënohet me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.
Të tjera
-
Haradinaj për rastin e Faton Hajrizit: Haxhiu është dashur të pranojë se kemi dështuar brenda territorit tonë
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Ramush Haradinaj ka kritikuar...
-
Bajrami i reagon ashpër Mihalit: Shefja e nëntokës së VV’së, zyrtarja që kurdisë gjithçka në partinë në pushtet e shtet
Dejona Mihali, Koordinatore e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, ka shkruar...
-
AGK-ja denoncon fushatën e rrezikshme akuzuese të deputetëve të VV-së kundër “Periskopit” dhe “Nacionales”
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është i alarmuar me fushatën e re të Lëvi...
-
Serbia dërgoi shenjat e gishtërinjëve të një personi, MPJD-ja tregon se a i përkasin Faton Hajrizit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është konfirmuar v...
-
Serbia nuk i përgjigjet Kosovës për Faton Hajrizin, MPJD flet me familjen dhe ankohet te vendet e QUINT-it
Kosova po pret përgjigje për konfirmimin e identitetit të personit të vrarë n...
-
Koci: Kam biseduar me vëllain e Fatonit, e kam mision kthimin e trupit të tij në Kosovë
Avokati Arianit Koci, në një deklaratë për Nacionalen, ka folur rreth çështje...
-
121 kërkesa të paraqitura sot për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë
121 kërkesa për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë serbë, në ata legal R...
-
Kjo është gruaja që u arrestua pasi dyshohet se e ndihmoi Faton Hajrizin të arratiset
Dy persona janë arrestuar në Kosovë si të dyshuar se ndihmuan Faton Hajrizin ...
-
Prokuroria Speciale konfirmon intervistimin e ministres Albulena Haxhiu
Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu,...
-
Mustafa: Kur Qeveria e quan Kosovën “projekt të përkohshëm”, s’është çudi që kështu na trajton edhe BE-ja
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa tha se “nuk është p...
-
Departamenti amerikan i Shtetit e emëron pasuesin e Escobarit: Aleksander Sasha Kasanof
Aleksander “Sasha” Kasanof është njeriu i zgjedhur për ta pasuar Gabriel Esco...
-
Mbyllen dy pompa në veri të Kosovës, Inspektorati publikon pamje
Dy pika të derivateve në Zveçan dhe Leposaviq janë mbyllur përkohësisht nga I...