Sport

Ministri i Sportit zbulon ku do të luajë Barcelona nëse largohet nga La Liga

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 29 September 2017
Ministri i Sportit të Katalunisë për rajon, Gerard Figueras ka thënë se gjiganti katalan mund të përfundojë në Premierligë, Ligue 1 ose Serie A.
Barcelona ka opsione të ndryshme në rast të largimit nga La Liga. Ministri i Sportit të Katalunisë për rajon, Gerard Figueras ka thënë se gjiganti katalan mund të përfundojë në Premierligë, Ligue 1 ose Serie A.

“Nëse Katalunia fiton Pavarësinë, ekipet katalunase të La Ligas – Barcelona, Espanyol dhe Girona – duhet të vendosin ku duan të luajnë: në Ligën spanjolle, në Itali, Francë apo Premierligë”, u shpreh Figueras.

“Tashmë kemi parë klube që bëjnë gara në vende të ndryshme: Monaco luan në Francë, në Angli luajnë klubet nga Uellsi. Kështu që nuk mendoj se UEFA është kundër klubeve që janë nga shtete tjera dhe luajnë në Liga tjera, në këtë rast Barcelona”, shtoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera