Sport

Ministri i Sportit në Kataluni: Barcelona mund t’i bashkohet Premier Ligës [Foto]

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 29 September 2017

Barcelona mund t’i bashkohet Premier Ligës, nëse referendumi i së dielës për pavarësinë katalanase kalon, ka deklaruar Ministri i Sportit në Kataluni.

Qeveria spanjolle ka shpallur votimin të paligjshëm dhe policia ka konfiskuar kutitë e votimit. Kryeministri spanjoll, Mariano, ka insistuar që referendumi “nuk do të ndodhë” .

Ekziston mbështetje e fortë për pavarësinë në mesin e 7.5 milionë banorëve të Katalunisë – përfshirë edhe nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola , por partitë besnike ndaj Spanjës po bojkotojnë votën.

-Advertisement-

Mes shumë paqartësive, është ajo se çfarë do të ndodhë me klubet e futbollit të regjionit duke përfshirë Barcelonën, nëse Katalunia bëhet një shtet i ri, shkruan IndeksOnline.

Gerard Figueras, ministri i sportit i Katalonjës, tha: “Në rastin e pavarësisë, ekipet katalanase në La Liga – Barcelona, Espanyol dhe Girona – do të duhet të vendosin se ku duan të luajnë: në ligën spanjolle ose në një vend fqinj: Francë apo Premier League.

“Tani në Spanjë ka ekipe nga vende të tjera që luajnë në ligat kombëtare: klubet nga Andorra në futboll dhe basketboll. Monako luan në Francë, në Angli Klubet e Uellsit. Unë nuk mendoj se UEFA ka asgjë kundër duke parë një tjetër klub në një ligë tjetër nga vendi i tyre “.

Spanja ka këmbëngulur se Barcelona nuk do të lejohet të luajë në La Liga nëse votimi i paligjshëm kalon.

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas tha: Në sport nuk ka karta dhe gjërat duhet të qartësohen. Nuk e lehtë të kemi një marrëveshje dhe të studiojmë legjislacionin spanjoll, por nese ato ( klubet katalanase ) e bëjnë atë, atëherë ato nuk do të jenë në gjendje të luajnë në La Liga të Spanjës, por shpresoj se kjo nuk do të ndodhë.

Guardiola, i cili ka luajtur për përfaqësuesen e Katalonjës, ka mbështetur pavarësinë. Duke folur në një tubim në qershor, menaxheri i Manchester City tha: “Ne nuk kemi asnjë mundësi tjetër përveçse të votojmë. Ne i bëjmë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të na mbështesë dhe mbi demokratët në të gjithë botën për të na ndihmuar të mbrojmë të drejtat që janë të kërcënuara në Kataluni, siç është e drejta e lirisë së shprehjes dhe e drejta e votës “.

Një deklaratë e fundit nga Barcelona thotë : “FC Barcelona, duke respektuar maksimalisht anëtarët e saj të ndryshëm, do të vazhdojë të mbështesë vullnetin e shumicës së popullsisë katalanase dhe do ta bëjë këtë në mënyrë civile, paqësore dhe shembullore. “ /IndeksOnline/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera