Ministri i Sportit konfirmon se Stadiumi i Kombëtares po zhvendoset nga Bërnica në Drenas
Autori: Gazeta inFokus
16:55 | 28 Tetor 2017
Pas humbjes në Prishtinë, zyrtarët e PDK’së kanë shpeshtuar deklaratat se Stadiumi i Kombëtares do të zhvendoset në një rajon tjetër. Zyrtarët e PDK’së po planifikojnë të marrin vendim për ndërtimin Stadiumit Olimpik në Drenicë.
Ministri i Sportit, Kujtim Gashi, thotë se Drenasi është vendi ideal për stadiumin e Kombëtares. Paralajmëron se vendimi final do të merret brenda një jave.
Udhëheqësit kryesorë të PDK’së kanë vendosur të mos e ndërtojnë Stadiumin e Kombëtares në Kryeqytet, ku prej pasluftës, shënojnë humbje të thella në zgjedhje lokale e nacionale.
Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci e Ministri i Sportit, Kujtim Gashi po e shohin rajonin e Drenicës si vend ideal për ndërtimin e Stadiumit të Kombëtares.
Ministri Gashi, në një bisedë për Express, ka dhënë disa arsye se pse Stadiumi po planifikohet të ndërtohet në Drenas e jo në Bernicë.
“Ne jemi duke e analizuar, pasi mundësi pak më e mirë po na duket Drenasi, për shkak se e ka aeroportin afër, autostradën, dhe gjitha. Dhe është në mes të Kosovës. Dmth është një ide që po na pëlqen edhe neve”, është shprehur Ministri i MKRS’së Kujtim Gashi.
“Nuk e kemi vendosur ende, jemi në fazë të konsultimeve. Por, sidoqoftë besoj se për një javë do ta kemi vendimin përfundimtar. Është fillu një procedurë, dmth është ideuar për tu ndërtuar në Bernicë, por në fakt me dokumentacion dhe letra nuk kanë pasur vendim”, ka shtuar ai.
Sidoqoftë, Këshilltari kryesor i Kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, e ka dhënë një version krejt tjetër, sot, në një reagim në facebook. Ka thënë se është gënjeshtër e kulluar se Stadiumi po shkon drejt Drenasit.
“Stadiumi Olimpik ndërtohet aty ku ishte planifikuar. Pra në Bërnicë të Poshtme. Është gënjeshtër e kulluar ideja e zhvendosjes së tij në Drenas”, ka deklaruar Arifi.
Ndërkohë, Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka konfirmuar edhe një herë se stadiumi i kombëtares do të ndërtohet në Drenas. Në një postim në FB, ai ka shkruar e edhe një stradium i tillë do të ndërtohet edhe në Prizren.
Por, lidhur me mundësinë e ndërrimit të lokacionit për ndërtimin e Stadiumit, nuk di asgjë FFK-ja. Kështu bëri të ditur për Gazetën Express nënkryetari, Agim Ademi.
“Ne nuk dimë asgjë për këtë punë”, u përgjigj fillimisht Ademi për Express kur u pyet për ndërrimin e lokacionit.
“Vendi është caktuar kohë më parë nga Qeveria e mëparshme. Është nda edhe toka që tashmë është në pronësi të MKRS-së. Ka filluar edhe fizibiliteti ku kanë konkurruar nëntë kompani. Ata janë përgjegjës për këtë punë”, shtoi numri dy i FFK-së.
Në janar të këtij viti, Ministri i Sportit i Qeverisë së kaluar, Kujtim Shala, kishte konfirmuar se Stadiumi i Kombëtares do të ndërtohej në Bërnicë. Kishte thënë se janë ndarë edhe 38 hektarë për këtë qëllim.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
































