Ministri shqiptar filmohet brenda në burg
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 22 December 2021
Për ca kohë, Edi Ramës i duhej pranë si bashkëpunëtor të ngushtë. Që ia kishte nevojën për rezultatin e 25 Prillit u kuptua në videon që bashkë i dërguan Nasip Naços, me një gotë verë të mirë para.
Por ndërsa të tjerët i ruajnë ende privilegjet e pushtetit, Lefter Koka po kalon ditë të vështira. Po bëhet një javë, që kur policët i vunë prangat në shtëpinë e tij në Durrës. Ish-ministri po qëndron në qelitë e paraburgimit tek 313. Akuza është e rëndë. SPAK thotë se ai ka marrë ryshfet 3.7 milion euro për inceneratorin e Elbasanit.
Lapsi.al ka siguruar disa foto nga paraburgimi në Tiranë. Ish-Ministri i Mjedisit është duke bërë disa ushtrime gjimnastikore. I vetëm në ambientet e ajrimit, përpiqet të mbajë trupin në formë, nëpërmjet disa lëvizjeve më shumë.
Izolimi në qeli ka një ndikim jo të mirë për fizikun. Orët e fiskulturës përveçse janë të nevojshme për trupin, bëjnë mirë edhe për gjendjen emocionale të të burgosurit.
Ishin të shumtë ata që e konsideruan “kokë turku” në aferën e inceneratorëve, ku qarkullojnë gjithsej 400 milion euro. Megjithatë për Lefter Kokën nuk mungon trajtimi i veçantë. Drejtuesit e institucionit e kanë lejuar të dalë i vetëm në ambientet e ajrimit. Siç duket nga pamjet, në ambjentet e ajrimit mungojnë të burgosurit e tjerë.
Burime nga burgu 313 që nuk pranuan të indentifikohen thanë për Lapsi.al se Koka është një i burgosur model dhe ka krijuar një marrëdhënie të mirë me gardianët.
Nuk dihet se sa do të zgjasë qëndrimi i tij në paraburgim, por sipas ligjit, një ditë në paraburgim llogaritet si një ditë e gjysëm e ditëve të dënimit definitiv.
Në kërkim për të njëjtën çështje janë edhe administratorët e kompanive Klodian Zoto e Stela Gugallja. Për të njëjtën çështje, opozita thotë se duhet të dënohen edhe Edi Rama, Ëngjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe Alqi Bllako.
Të tjera
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...